Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas votimit të rezolutës së harmonizuar nga grupet parlamentare në kuvend.
Osmani tha se e mirëpret konsensusin mes grupeve parlamentare në kuvend dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
“Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Postimi i plotë:
Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë.