Kryetrajneri i Trepçës ’89, Sabit Osmani është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Dritës.
“Ishte me rëndësi tët merrnim tre pikë, sidomos pas asaj paraqitjes së dobët në javën e shkuar ndaj Ferizajt. Përballë patëm një kundërshtarë shumë të fortë siç është Drita, ndaj jam shumë i kënaqur me arkëtimin e pikëve të plota”, deklaroi Osmani.
Tekniku mitrovicas foli gjithashtu edhe për duelin e rradhës ndaj Flamurtarit, derisa deklaroi se skuadra që ai drejton do të udhëtojë vetëm për fitore.
“Në duelin e rradhës ndaj Flamurtari do të paraqitemi edhe më mirë duke i përmisuar disa gabime që po na shfaqen në vazhdimësi. Ne në kryeqytet do të udhëtojmë për fitore”, ka përfunduar Osmani.