Fjalë Kyçe

Osmani kërkon të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses, do t’i ftojë liderët e partive politike në takim

Osmani kërkon të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses, do t’i ftojë liderët e partive politike në takim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja pret të zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të përfundojë brenda 30-ditësh, siç është kërkuar nga Kushtetuesja.

Ai tha se nëse paraqitet nevoja, presidentja Osmani, do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

“Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata. Nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, ka thënë Kupina për KOHËN.

Në aktgjykimin e Kushtetueses të 26 qershorit, është thënë se seanca konstituive duhet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Të dielën është regjistruar dështimi i radhës i konstituimit të Kuvendit.