Fjalë Kyçe

Osmani: Kurti më ka njoftuar me shkrim për datën e preferuar për zgjedhje, nuk po e bëjë të ditur sot

Osmani: Kurti më ka njoftuar me shkrim për datën e preferuar për zgjedhje, nuk po e bëjë të ditur sot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ju kanë dhënë partive politike kohë që deri në fund të kësaj jave që nëse kanë ndonjë çështje shtesë ta ngrisin.

Ajo ka thënë se kanë marrë përgjigje nga shumica e partive politike, duke shtuar se edhe LVV-ja ka dërguar propozimin e saj për datën e zgjedhjeve.

“Nuk po e bëjë të ditur sot datën. Do të kemi kohë deri nesër në fund të orarit për të dëgjuar nëse kanë vlerësime shtesë e pastaj do të dëgjoj vlerësimet e ekipit tim dhe ekipes ligjore. Është diskrecion i institucionit të Presidencës për ta zgjedhur datën”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se nuk përbën dallim një javë më shumë ose një javë më pak.

“Nuk besoj që ka dallim nja javë më shumë një javë më pakë. Kryeministri njëherit kryetari i LVV-së më ka njoftuar me shkrim lidhur me datën e preferuar për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Osmani