Fjalë Kyçe

Osmani: LDK’ja i dinte qëndrimet e mia para se të më kandidonte për kryeministre

Osmani: LDK’ja i dinte qëndrimet e mia para se të më kandidonte për kryeministre

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani thotë se vazhdon të ketë të njëjtat qëndrime sikurse para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Thotë se partia nga ajo vjen nuk ka arsye që të befasohet nga vendimet e saj, pasi gjithmonë e kanë ditur qëndrimin e saj për çështjet politike në vend.

“Unë po mbroj qëndrimet e mia që i kam mbrojtur para dhe pas 6 tetorit. Asnjëra prej tyre nuk kanë ndryshuar”, thotë Osmani e ftuar në emisionin Pressing në T7.

“Nuk është që partia nuk I ka ditur këto qëndrime para se të më kandidonte për kryeministre e që tani po befasohet. Ato nuk kanë lidhje me kryeministrin aktual”, shtoi Osmani.