Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Miroslav Lajçak, të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.
Takimi është zhvilluar në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë, transmeton Telegrafi.
“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj zyrtare në “X”.
Të premten, edhe Lajçak ka publikuar një fotografi së bashku me presidenten Osmani, ku edhe ai ka theksuar se kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, dhe për zhvillime e fundit në veri.
Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Forumi i sivjetëm do t’i zhvillojë punimet prej 1deri më 3 mars.