Fjalë Kyçe

Osmani mirëpret miratimin e Rezolutës në mbështetje të Ukrainës: Kosova qëndron në anën e lirisë

Osmani mirëpret miratimin e Rezolutës në mbështetje të Ukrainës: Kosova qëndron në anën e lirisë

Sot, Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute të votuar nga shumica dërmuese e deputetëve e kanë dënuar agresionin e Federatës Ruse në Ukrainë.

Presidentja, Vjosa Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebuook, tha se u dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, Kosova qëndron e bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë.

“Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe mëtej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina. Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë”, shkroi ajo.