Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Sipas njoftimit, homazhet do të bëhen në orën 08:30.
Ndër të tjera, Osmani rreth orës 09:30 do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim edhe në Akademinë Përkujtimore në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut në Shtëpinë e Kulturës në Reçak.