Fjalë Kyçe

Osmani: Njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues

Osmani: Njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues dhe dëmton përkushtimin e deritanishëm në luftën kundër pandemisë.

Thotë se janë vetëm 19 javë përballje me koronavirusin  dhe se ende kemi shumë për të mësuar rreth tij.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka bërë thirrje që të mbahet distanca fizike dhe të kujdesemi për higjienën personale.

“Historia tregon shembuj të mëhershëm të rikthimit të valëve te infeksionit, të cilat shpesh janë përcjellë me goditje dhe më të rënda sesa në valën e pare”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1680212908807633