Fjalë Kyçe

Osmani nuk shkon në mbledhjen e LDK-së, Gashi: Me siguri ka qenë nxanë diçka

Osmani nuk shkon në mbledhjen e LDK-së, Gashi: Me siguri ka qenë nxanë diçka

Ka përfunduar takimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafës me deputetët e grupit parlamentar.

Edhe në këtë mbledhje ka munguar kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, shkruan Reporteri.

Ai ka thënë se të gjithë deputetët, ashtu si edhe Vjosa Osmani kanë qenë të ftuar në takim.

“Të gjithë deputetët e LDK-së, ashtu si edhe Vjosa Osmani kanë pasur ftesë për takim. Mes siguri e ka pasur diçka nxanë agjendën, se do të kishte ardhur”, u shpreh ai.

Ndryshe, Gashi ka bërë të ditur se pritet që sot ose nesër të finalizohen marrëveshjet me partitë tjera që pritet të jenë pjesë e Qeverisë.