Fjalë Kyçe

Osmani për Ditën e Pastrimit të Botës: Shëndeti ynë është i lidhur me natyrën

Osmani për Ditën e Pastrimit të Botës: Shëndeti ynë është i lidhur me natyrën

Sot shënohet Dita e Pastrimit të Botës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një video-mesazhi ka ftuar qytetarët e Kosovës të vetdijësohen në lidhje me kujdesin ndaj natyrës.

Osmani mes tjerash ka apeluar për mos konsumimin e duhanit, duke ruajtur kështu jo vetëm shëndetin tonë por edhe të natyrës.

“Pandemia na e ka bërë të qartë që shëndeti ynë është drejtpërdrejt i lidhur me shëndetin e natyrës” thotë mes tjerash në video-mesazh Osmani.