Anëtari i kryesisë së Degës I të LDK-së në Prishtinë, Shefqet Osmani, ka mohuar se prapa thirrjes për dorëheqjen e Beqirit qëndrojnë ambiciet personale të tij.
Osmani, i cili është këshilltar komunal në Prishtinë, ka thënë se prapa një kërkese të tillë qëndron e tërë kryesia e degës, me përjashtim të tre anëtarëve.
“Nuk është aspak e vërtetë. Ne që një vit kemi kërkuar takim në Kryesi, e ai nuk na ka pranuar as për bisedë. Kjo ka të bëjë me reformë në degë e jo me interesa personale. Bile kemi bërë edhe tri shkresa në Kryesi të partisë për këtë çështje. Takimi i sotëm ka qenë si rezultat i mos punës së Beqirit. Ky që nga zgjedhja e tij si kryetar ende nuk ka zgjedhur kryesinë e ngushtë, pra me një fjalë si në kohë të mbretit, veç unë”, deklaroi Osmani për KOHËN.