Fjalë Kyçe

Osmani për iftar te familja e një dëshmori në Gjilan: Aty gjetëm mikpritjen

Osmani për iftar te familja e një dëshmori në Gjilan: Aty gjetëm mikpritjen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë nisi vizitat në komuna të Kosovës duke filluar nga Gjilani.

Osmani vizitën e përmbylli me iftar tek familja e dëshmorit, Nusret Hajdari, ku thotë se aty gjetën mikpritje.

“Në përmbyllje të vizitës në Gjilan, në fshatin Dobërçan vizitova familjen e dëshmorit Nusret Hajdari te e cila gjetëm mikëpritjen në iftarin e sontëm dhe uruam që ta vazhdojmë traditën e tillë dhe atë të solidaritetit si tipare veçuese të popullit tonë” ka shkruar Osmani.