Fjalë Kyçe

Osmani propozon ngritje të mocionit të mosbesimit individual ndaj Rakiq, jep një javë afat

Osmani propozon ngritje të mocionit të mosbesimit individual ndaj Rakiq, jep një javë afat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar një projekt-rezolutë ku njëra prej pikave është edhe ngritja e mocionit ndaj zëvendëskryeministri Goran Rakiq.

Kjo lidhet me deklarimin e Rakiq ku ka thënë se “mbështetet iniciativat politike dhe diplomatike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për Kosovën e Metohinë”.

“Mund të ngritet mocion mosbesimi ndaj anëtarëve individualë që kanë cenuar integritetin ekzistencial të vendit. Propozim-rezoluta ka të bëjë me deklaratën e një zëvendëskryeministri që i bashkohet fushatës politike dhe diplomatike kundër shtetit tonë”, është shprehur Osmani.

Për këtë ajo i ka dhënë afat një javë Qeverisë që të veprojë, përndryshe do të ngritet mocioni.