Fjalë Kyçe

Osmani takon kryeministri belg, temë diskutimi Kosova në KiE dhe heqja e masave të BE-së

Osmani takon kryeministri belg, temë diskutimi Kosova në KiE dhe heqja e masave të BE-së

Presidentja, Vjosa Osmani në Budapest është takuar edhe me kryeministrin belg, Alexander De Croo.

Sipas një njoftimi në Facebook, e para e vendit tha se kryeministrit belg i shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën.

Gjithashtu, Osmani theksoi rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën evropiane.

“Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, pata kënaqësinë të takohem edhe me kryeministrin belg Alexander De Croo, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën. Gjithashtu, theksova rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Osmani.