Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e sotme ka bashkëbiseduar me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo i ka lënë ndjekësit të lirë ta pyesin çfarë të duan.
Ndër pyetjet e bëra kishte të bëjë me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“A ke me qenë më aktive në dialogun Kosovë-Serbi”, ishte pyetja.
Kurse presidentja Osmani tha se është aktive në këtë proces.
“Siç e dini, të gjitha qëndrimet në dialog koordinohen ndërmjet institucioneve tona. Prandaj unë tashmë jam aktive në këtë proces”, ka thënë Osmani.