Fjalë Kyçe

Osmani tregon kush do të jetë pjesë e iniciativës së saj qytetare që do të garojë në zgjedhje

Osmani tregon kush do të jetë pjesë e iniciativës së saj qytetare që do të garojë në zgjedhje

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një iniciativë qytetare, shkruan Gazeta Express.

E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Shqipëri, Osmani thotë janë duke punuar në ndërtimin e një iniciative qytetare, ku janë duke identifikuar figura kredibile në teren për përfaqësimin e qytetarëve.

“Tani opsioni për të cilin po punojmë është ndërtimi i një iniciative qytetare. Jemi duke biseduar me shumë njerëz. Ajo që na jep më së shumti kurajo është mbështetja shumë e madhe e qytetarëve. Ne do t’ua ofrojmë këtë mundësi qytetarëve dhe ata do ta japin vlerësimin e tyre. Ka një kohë që nga qershori që po punojmë në teren, për identifikimin e figurave kredibile dhe në anën tjetër po punojmë me aktivistët tanë”, thotë Osmani.