Fjalë Kyçe

Osmani uron Starmer si kryeministër të ri të Mbretërisë së Bashkuar

Osmani uron Starmer si kryeministër të ri të Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Keir Starmer për korrjen e fitores si kryeministër në zgjedhjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Tutje, e para e vendit shprehet se Mbretëria e Bashkuar është e veçantë për kosovarët, dhe thotë se do të punohet ngushtë për të forcuar aleancën mes dy vendeve.

“Urime të përzemërta, Keir Starmer, në fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam i bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese kur merrni këtë rol të rëndësishëm!”, ka shkruar Osmani në X.