Fjalë Kyçe

Osmanit nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar në zgjedhje

Osmanit nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar në zgjedhje

Gjylieta Mushkolaj, ish-gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese ka thënë u.d. të presidentes Vjosa Osmani, nuk guxohet t’i kufizohet mundësia që të merr pjesë në mënyrë aktive në garë zgjedhore, pasi sipas saj, ajo është vetëm ushtruese e detyrës.

Mushkolaj ka thënë se ushtruesi i detyrës së presidentit shërben për një periudhë të kufizuar dhe gjatë asaj kohe nuk është i privuar të merret me aktivitete partiake.

“Situata është shumë absurde por politikanët që i kemi na kanë sjellë në situata tjera absurde. Ne jemi vend që kemi president por jo zëvendës së tij në mënyrë që dikush tjetër ta vazhdonte mandatin e atij që e lë përgjysmë. Ne e zhvillojmë jetën politike në këtë dizajn kushtetues që e kemi”, ka thënë ajo.

Mushkolaj: Osmanit nuk mund t’i kufizohet pjesëmarrja garën zgjedhore

Ish-gjykatësja e Kushtetueses, Gjylieta Mushkolaj, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të mos e harrojnë betimin që kanë bërë dhe se duhet të përkujdesen që të miratohet buxheti.

Mushkolaj në DESKUN e KOHËS ka thënë se secili ka të drejtën e votës, dhe duhet pasur kujdes që t’i mundësohet secilit kjo e drejtë. Por se nëse nuk ka buxhet të mjaftueshëm e infrastrukturë atëherë është vërtetë e vështirë që secili ta ketë mundësinë të votojë.

“Më së shumti duhet pasur kujdes për të drejtën e votës. Secili prej nesh kemi të drejtën të ndikojmë në rezultat zgjedhor me votën tonë. Kjo mundet me u siguru vetën nëse ka buxhet të mjaftueshëm e infrastrukturë të duhur që vërtetë secili ta ketë rastin të votojë. Shumë shpresoj që do të bëhen përpjekje dhe deputetët e Kuvendit nuk duhet ta harrojnë se kanë dhënë betimin dhe duhet që atë betim që e kanë dhënë si përfaqësues të popullit vërtetë ta respektojnë. Duhet të kujdesen të miratohet buxheti”, ka thënë Mushkolaj.

Ish-gjykatësja e Kushtetueses, Gjylieta Mushkolaj, ka thënë se do të duhej të nxirrej një ligj i veçantë me të cilën do të përcaktohej natyra e veprave penale, e që domosdo do të tërhiqnin edhe heqjen e të drejtës për të kandiduar në zgjedhje.

Ajo ka thënë se ka vakum në këtë rast dhe se vendimi i Gjykatës Supreme është dashur të shfrytëzohej si këmbanë nga Kuvendi për të bërë ndryshimet.

“Nuk bëhet fjalë për përfaqësues të ndonjë partie të caktuar politike, por ai është përfaqësues i popullit. Nuk do të dëshironim që në Kuvend të kemi hajna, keqpërdorues, terroristë apo persona të tillë. Por do të duhej Kuvendi, e fatkeqësisht kemi deputetë të tillë në Kuvend, që pas atij vendimi të Gjykatës Supreme ta nxjerrtë një ligj të veçantë me të cilën do të përcaktohej natyra e veprave penale, e që domosdo do ta tërhiqte edhe heqjen e të drejtës për të kandiduar. Kemi vakum dhe këtu është dashur që ai vendim i Gjykatës Supreme të shfrytëzohej si këmbanë për Kuvendin për të bërë ndryshimet”, ka thënë Mushkolaj.