Mbrojtësi Nicolas Otamendi ka vendosur të qëndrojë në Manchester City deri në fund të sezonit.
Futbollisti 31 vjeçar nuk është i preferuar i menaxherit Pep Guardiola dhe ka pasur vetëm 14 paraqitje në lojërat e Premier Ligës, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Sidoqoftë atij nuk i është bërë ndonjë ofertë serioze; prandaj ka vendosur të qëndrojë në klub dhe të plotësojë hapësirën që e ka krijuar largimi i Vincent Kompany.