Fjalë Kyçe

Ozan Kabak rrugës për te Liverpooli

Ozan Kabak rrugës për te Liverpooli

Ozan Kabak shumë shpejtë pritet që të kompletojë kalimin te Liverpooli.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, The Reds kanë arritur marrëveshje me Schalken për mbrojtësin.

Bëhet e ditur se kushtet personale mes Kabak e Liverpoolit po ashtu janë arritur dhe marrëveshja do të finalizohet së shpejti.

Akordi është fillimisht në formë huazimi me të drejtë blerje, por jo i detyrueshëm në shumën e 30 milionë eurove.

Kabak do të nënshkruajë kontakt pesëvjeçare nëse Liverpooli vendos të blejë lojtarin në fund të këtij edicioni.

Raportohet se Shkodran Mustafi do të transferohet te Schalke, si zëvendësues i mbrojtësit që po kalon në Ligën Premier.