Fjalë Kyçe

“Ozil është bërë “fantazmë”, nuk dëshiron të jetë ndër më të mirët”

“Ozil është bërë “fantazmë”, nuk dëshiron të jetë ndër më të mirët”

Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil është në cakun e kritikave nga legjendat e Arsenal.

Ish reprezentuesi i Gjermanisë ka munguar për një kohë të gjatë me skuadrën e tij, për disa arsye ende të panjohura.

Megjithatë, në rikthimin e tij gjatë fundjavës së kaluar, Ozil ishte i jashtëzakonshëm, por përsëri ishte Petit që dha disa kritika për të.

“Ku është Ozili që ishte një prej më të mirëve rrotull, duke bërë shumë asistime dhe gola? Ishin fjalët e Emanuele Petit, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai ka humbur dëshirën e tij për lojën. Nuk është më aty” ka thënë tutje ai.

“Jam një fans i madh i tij, mirëpo ai ka qenë si një fantazmë gjatë këtyre dy viteve” ka thënë ndër të tjerash francezi.

Ozil është thënë të ketë probleme me shpinën. Ai është kritikuar nga mediet gjermane se po ka varësi nga video lojërat.