Fjalë Kyçe

Ozil mund ta lë Arsenalin për Amerikën?

Ozil mund ta lë Arsenalin për Amerikën?

Mesut Ozil pritet të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.

E ardhmja e mesfushorit turk me pasaportë gjermane mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Mesut Ozilit në Arsenal, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori turk me nënshtetësi gjermane pritet të largohet nga Londra.

Ai ka hasur në vështirësi për t’u përshtatur nën urdhrat e trajnerit Unai Emery dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me Major League Soccer, shkruan “Bleacher Report”.

31 vjeçari mund të qëndrojë në “Emirates Stadium” vetëm në rast se i rregullon marrëdhëniet me trajnerin Emery.

Ish-përfaqësuesi gjerman nuk i ka arsyetuar pritshmëritë ndaj tij që kur u transferua në Londër nga Real Madridi.