Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se po ndodh një pushtim i Ukrainës.
Në lidhje me veprimet që ndërmori Rusia mbrëmë, zëdhënësi i Boris Johnsonit tha se “Ne besojmë se kjo përbën një pushtim të vendit”, raporton BBC.
Megjithatë, ai tha se “një pushtim në shkallë të plot”, ende nuk po ndodh.
Pasditen e sotme, Britania e Madhe pritet të vendos sanksione të rëndësishme kundër Rusisë.