Motra i ka publikuar Engjit një imazh në të cilin mezi njihet.
Këngëtaren Engjëllusha Salihu jemi mësuar ta shohim të rregulluar deri në detaje, shkruan lajmi.net.
Ajo shpesh herë është shfaqur edhe natyrale, mirëpo jo aq sa në imazhin që motra e saj Gresa i ka publikuar së fundmi në Instagram.
Në këtë postim Engji shihet pa grim dhe me flokë të çrregullta, ndërsa krah saj është këngëtarja Shyhrete Behluli, nëna e saj.
Kujtojmë se si Shyhretes ashtu edhe Engjit i janë anuluar mbrëmjet muzikore shkak i pandemisë.
Pas vendimit të ministrit Vitia ato sivjet nuk mund të këndojnë as në dasma.