Fjalë Kyçe

Pa ide për të ardhmen, e pabesueshme sa trajnerë janë ndërruar për gjashtë muaj në Ipko Superligë

Pa ide për të ardhmen, e pabesueshme sa trajnerë janë ndërruar për gjashtë muaj në Ipko Superligë

Pas shkarkimit të trajnerit Sadat Pajaziti, në Ipko Superligën e Kosovës, kanë mbetur vetëm 3 skuadra që kanë rezistuar pa larguar trajnerët, që nga fillimi i këtij edicioni.

Ato janë Prishtina me Mirel Josën, Flamurtari me Arsim Thaçin dhe Drenica me Tahir Lushtakun.

Kur ka kaluar gjysma e kampionatit, 12 ekipet tona të Superligës janë menaxhuar nga 26 trajnerë qoftë për një periudhë të shkurtër kohore apo më të gjatë.

Edicionin e kaluar ishte regjistruar rekordi, me 30 trajnerë që menaxhuan në 12 skuadra, që i bie një mesatare afërsisht 3 trajnerë në një klub. E nëse vazhdohet me këtë ritëm ka gjasa që ky rekord të thyhet sivjet.

Ky është një tregues që klubet nuk kanë vizion afatgjatë dhe trajnerët nuk mund t’i mbijetojnë gjatë presionit, pas një serie jo të mirë të ndeshjeve.

Tashmë, pas shkarkimit të Sadat Pajazitit, në ndeshjen e ardhshme ndaj Flamurtarit, Gjilani do të udhëhiqet nga trajneri Alban Hyseni. Por presidenti i klubit, Florim Zuka deklaroi për Indeksonline, që brenda një jave do të zyrtarizohet trajneri i ri.