Banorëve të shumtë të rrugës “Muharrem Fejza” dhe rrugëve lidhëse të saj iu janë shfaqur probleme të shumta infrastrukturore prej disa vitesh.
Pavarësisht ankesave të shumta, kjo rrugë mezi është shtruar asfalt e mezi është bërë e qarkullueshme.
Pavarësisht kësaj, së fundi Komuna e Prishtinës njoftoi për një hapë të mirë ku është rregulluar shtegu i biçikletave.
Por siç duket janë vetë qytetarët e papërgjegjshëm ata të cilët po e dëmtojnë çdo punë në vendin tonë.
Anipse ky shteg është specifikisht për çiklistët, të papërgjegjshëm janë treguar ata që kanë parkuar veturat në atë anë.
Problemi i ndalimit të veturave në trotuare, e në hapësirën e bicikletave po e bënë edhe më të pabanueshme këtë anë të lagjes.
Shqetësuese është se si këmbësorët assesi nuk kanë hapësirën e tyre si shkak i qytetarëve të cilët parkojnë veturat vend e pavend.