Edhe pse në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po paraqitet një punë e jashtëzakonshme e mjekëve kosovarë të cilët po i dalin në ndihmë qytetarëve të prekur me Covid-19, në disa pjesë të QKUK’së duket se puna e mjekëve po kritikohet nga qytetarët.
Së fundmi një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij për kujdesin shëndetësor në Emërgjencë, ku ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga personeli mjekësor, por vetëm pas një ore e gjysmë ka arritur të ndihmohet nga mjekët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një video duke pritur, ai thotë se ndihma mjekësore për një paciente të sëmurë i erdhi vetëm pasi kanë kontaktuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Policinë e Kosovës.
“Sot më datë 05.04.2020 në emergjecë Prishtinë, kur kërkojmë ndihmë nga personeli mjekësor, por ata vijnë në ndihmë pas 1:30 minuta. Pasi kemi kontaktuar Ministrin dhe Policinë”, thuhet në këtë njoftim të Rukiqit, i cili zgjodhi që shqetësimin e tij ta bëjë publik në rrjetin social Facebook.
Më poshtë gjeni videon nga gjendja se ku po prisnin pacientët të cilët ishin anashkaluar nga stafi mjekësor.