Fjalë Kyçe

Pacienti me koronavirus hidhet nga kati i katërt i spitalit

Pacienti me koronavirus  hidhet nga kati i katërt i spitalit

Nënjërin prej spitaleve në Shqipëri ku po trajtohen pacientët me COVID-19 raportohet se një person ka kërcyer nga kati i katërt i spitalit.

“Paraprakisht mësohet se një pacient me Covid-19 është hedhur nga kati i 4 i spitalit të Sanatoriumit”, raporton TCH.Raportohet se viktima, një 65 vjeçar, ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

Ndërkohë kjo është ngjarja e dytë fatale e së njëjtës natyrë, pasi më herët një 29 vjeçar u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit.