Fjalë Kyçe

Pacientja e fundit me koronavirus drejt shërimit: Kërkohet që fshatrat e Podujevës të hiqen nga karantina

Pacientja e fundit me koronavirus drejt shërimit: Kërkohet që fshatrat e Podujevës të hiqen nga karantina

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka kërkuar që t’iu hiqet karantina fshatrave të Podujevës, meqë pacientja e fundit me Covid-19 është drejt shërimit.

Kjo paciente e cila është motra e të infektuarit të parë nga fshati Dumnicë, sipas mjekëve është duke u shëruar. Madje ajo është testuar gjatë ditës së djeshme dhe pritet që të testohet edhe sot për të ditur nëse ëstë shëruar apo jo.

Me këtë rast Rudari,në një përgjigje për Gazetën Metro, ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme mbajtjen në karantinë të zonës prej nga vjen pacientja.

Ai kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK që të zëvendësojnë këtë masë, me masa më të lehta të izolimit të familjes dhe të lagjes.

“Pacientja e liruar nga klinika Infektive është motra e të infektuarit të parë dhe tani është në familjen e babës në Dumnicë. Edhe pse është shëruar asaj prap i kanë dal analizat pozitive. Shpresojmë se analizat tani do t’i dalin negative në virus, dje i ka bërë dhe duhet ti përsëriten edhe sot njëherë dhe nëse prap del negative pushojnë arsyet për ta mbajtur atë pjesë në karantine dhe kërkojmë që IKSHP dhe MSH ta zëvendësojnë këtë masë më masën më të lehtë izolim i familjes apo edhe lagjes”, ka thënë Rudari për Metron.

Në këtë komunë që nga 28 marsi nukka pasur asnjë rast të ri pozitiv me koronavirus, një arsye shtesë që bën këtë komunë të kërkojnë që fshatrat të lirohen nga izolimi.