Gripi sezonal ka bërë që spitalet në të gjithë vendin të frekuentohen nga pacientë të shumtë për të marrë trajtim mjekësor. Mirëpo, jo çdoherë ata ndahen të kënaqur me trajtimin që marrin nga stafi mjekësor.
Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ku një paciente është detyruar të marrë ihnalim në korridor të spitalit.
Një qytetar ka dërguar pamje të këtij rasti. Sipas tij, arsyetimi i mjekës për këtë ka qenë se “nuk japin inhalim në dhomë”, mirëpo, sinjalizuesit thotë në mëngjes e ka parë një pacient teksa merrte të njëjtin shërbim në një nga dhomat e spitalit.
“Pacientet të cilët janë të sëmurë nga bronhit, të ftohur në mushkëri, detyrohen të marrin inhalimin në korridoret e ftohta të Spitalit të Mitrovicës”, tha ai teksa ka treguar se pacienten në video e ka nënë.