Grupi parlamentar i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), në Kuvendin e Kosovës, i përbërë prej vetëm dy deputetëve, kryetarit të partisë, Behgjet Pacollit dhe Mirlinda Sopi – Krasniqi, nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë Kurti.
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë se AKR nuk do të jetë pjesë e kabinetit Kurti.
AKR-ja e cila është partia e vetme opozitare që e ka votuar qeverinë Kurti, Veseli ka thënë se ata nuk janë bllokues dhe se janë për interes të përgjithshëm.
“S’ka kurgjo. Ne përveç që e kemi votuar qeverinë, nuk e kemi votuar qeverinë për kurgjo, por parimisht e kemi votu për shkak se ka qenë vullnet i popullit dhe nuk jemi bllokues, jemi për interesin e përgjithshëm”, ka thënë Makolli për Insajderin.
Gjatë ditës së sotme u raportua që AKR do të bëhet pjesë qeverisëse. Kujtojmë që gjatë mandatit të kaluar qeverisës, AKR ka qenë pjesë e kabinetit të Ramush Haradinaj me ç’rast Behgjet Pacolli ka qenë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.