Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dalë pro ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, në formën e planifikuar dhe nisu.
Ai me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se askush s’ka arsye që të shqetësohet për këtë objekt fetar.
Madje sipas tij, Kosova dihet t’i jetë mirënjohëse Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre.
Postimi i plotë:
Xhamia e Re,
Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.
Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.
Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.
Le të vazhdojmë të jemi kështu.