Fjalë Kyçe

Pacolli: Lajçaku do të vijë në Kosovë, së shpejti hapet edhe një zyre në Sllovaki

Pacolli: Lajçaku do të vijë në Kosovë, së shpejti hapet edhe një zyre në Sllovaki

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron në Jordani në forumin Ekonomik Botëror.

Atje, sot është takuar me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak.

“Në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, zhvillova një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak. Përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë. Ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pse e së cilës familje synojmë që të bëhemi pjesë”, ka shkruar Pacolli në Facebook, duke i bashkëngjitur disa fotografi nga takimi me Lajçakun.

Në frymën e bashkëpunimit, thotë Pacolli, “me ftesën time, Lajçak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti.