Fjalë Kyçe

Pacolli thotë se LDK-ja ia bëri me hile, tregon si ua ndryshuan numrat në listë

Pacolli thotë se LDK-ja ia bëri me hile, tregon si ua ndryshuan numrat në listë

Aleanca Kosova e Re është bashkuar në listën e Lidhjes Demokratike për zgjedhje nacionale të 14 shkurtit. Marrëveshje u shkel ende pa filluar implementimi i saj.

Në një intervistë për lajmi.net, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar ekskluzivisht se marrëveshja është shkelë pasi dikush nga partia i ka ndryshuar numrat.

Ai ka thënë se mbase këto zgjedhje nuk janë të rregullta, por janë të imponuara andaj edhe ishte improvizuar marrëveshja me LDK-në.

Është një marrëveshje që pothuajse me normale me partitë e tjera. Jemi të një familje, të një gjeneze dhe ideologjia është thuajse familjare”, ka thënë ai duke vazhduar se të dy partitë janë të qendrës së djathë dhe synim i tyre është ekonomia e lirë.

“Nuk e kam pasur numrin 2 dhe nuk e kam diskutuar numrin 2. Unë kam lëshuar vend e kam lëshuar numrin 2 dhe kam dal numër katër, por ata kanë kalu prej numrit 4 në numër 5. Nuk ka qenë problemi aty”, thotë lideri i AKR-së, por, sipas tij, problem ka qenë ndërrimi i numrave edhe tek kandidatët tjerë.

Si reagoi Pacolli dhe çfarë i tha Isa Mustafa? Mirëpo, pse Pacolli thotë se Isa Mustafa nuk është pyetur fare dhe nuk e ka pasur idenë çfarë po bëhet me lista.