Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli ka folur sot para deputetëve në seancën që po mbahet për votimin e Qeverisë Kurti.
Ai e përshëndeti koalicionin, ndërsa tha se do të mbështes këtë qeveri, sa herë që ajo bën punë të mira gjithnjë të shërbim të qytetarit, e në të kundërtën do të marr kritika nga ai.
Po ashtu Pacolli bëri edhe publike, votën e tij pro Qeverisë Kurti, i cili tha se ai dhe AKR do ta votojnë këtë Qeveri.
Kujtojmë që AKR në parlament përfaqësohet nga dy deputetë, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi.