Fjalë Kyçe

Padyshim se futbolli rikthehet në stadiume të zbrazëta, por e pamundur të dihet kur

Padyshim se futbolli rikthehet në stadiume të zbrazëta, por e pamundur të dihet kur

Padyshim se futbolli do të rikthehet në stadiume të zbrazëta, por është e pamundur të dihet se kur do të ndodhë kjo, sipas organit i cili i përfaqëson pesë ligat kryesore të Evropës.

Alberto Colombo, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Ligave Evropiane, ka thënë se pezullimi i sezonit për shkak të pandemisë koronavirus është krizë vërtet e madhe, transmeton Gazeta Express.

Shumica dërrmuese e anëtarëve të shoqatës e kanë prioritet rinisjen e sezonit 2019/20, sipas tij.

Por ai e pranoi se një numër i vogël vendesh, përfshirë Belgjikën, janë duke menduar t’i anulojnë sezonet e tyre.

Futbolli është pezulluar për kohë të papërcaktuar në shumicën e Evropës për shkak të përhapjes së vazhdueshme të Covid-19.

“Prioritet deri tani ka qenë përqendrimi në krijimin e kushteve për të qenë në gjendje ta rinisim sezonin në verë. Klubet duhet t’i rinisin stërvitjet dhe t’i zhvillojnë protokollet e veta. Padyshim se ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve në stadiume”, tha Colombo.

“Por, natyrisht, është e pamundur t’i përgjigjemi pyetjes: ‘Kur do të rikthehet futbolli?’ Askush nuk i di këto përgjigje”, shtoi ai.