Fjalë Kyçe

Pagë e çmendur, zbardhet e ardhmja e De Gea

Pagë e çmendur, zbardhet e ardhmja e De Gea

David de Gea thuhet se është shumë afër nënshkrimit të një kontratë të re me Manchester United, që do ta lidhë atë me klubin anglez edhe për pesë vite.

Sipas “Mirror”, pas shumë hezitimesh, portieri spanjoll është gati të firmosë marrëveshjen e re, e cila do t’i përmirësojë ndjeshëm kushtet ekonomike.

Më saktësisht, “gardiani” i klubit nga “Old Trafford” do të fitojë 350.000 stërlina në javë (390.000 euro) në vend të 200.000 stërlinave që merrte deri tani.

Media në fjalë britanike tregon se akordi përfundimtar është shumë afër, pas bisedimeve të fundit mes klubit dhe agjentit të lojtarit, Jorge Mendes. De Gea ka këmbëngulur fort në rritjen e pagës së tij dhe ia ka arritur kësaj gjëje. Sidoqoftë, ai do të jetë i dyti në borderonë e pagave të “djajve të Kuq”, pas Alexis Sanchez, që merr shumën marramendëse të 500.000 stërlinave në javë.

Sipas gazetës britanike, De Gea ka kuptuar se Real Madridi nuk ka më interes për të, ndërsa alternativat e tjera nuk i duken më të mira se Manchester United. Maksimumi, “Los Blancos” kanë vetëm një futbollist, që e lakmojnë nga skuadra e Solskjaer. Ai është Paul Pogba, i cili këtë mëngjes iu bashkua trajnimit me ekipin anglez.