Një person është arrestuar në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pasi dyshohet të ketë paguar me para të falsifikuara derivatet në një pompë të benzinës.
Sipas policisë, i dyshuari kishte bërë pagesën me monedha metalike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pasi është furnizuar me derivate në një pompë derivatesh, ka bërë pagesën me monedha metalike, (30×2€, 5×1€, 1×1€, dhe 4×0,50€) të cilat dyshohet se janë të falsifikuara” thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.