Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se e gjithë teknologjia dhe pajisjes që do të kenë ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane.
Thaçi gjatë një vizite në kompaninë amerikane “Boeing” ka kërkuar nga kjo e fundit që ta ndihmojë FSK-në në rritjen e kapaciteve mbrojtëse të Kosovës.
“Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane. Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pash të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës. Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.