Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar sot kryetarin e ri të Skenderajt, Fadil Nurën.
Në këtë takim e pranishme ishte edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe nënkryetari tejtër i PDK-së, Sami Lushtaku.
Pas këtij takimi, Nura ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar shumë hapur rreth bashkëpunimit mes dy komunave tona, nëpërmjet projekteve që do të realizojmë gjatë mandateve të tyre, transmeton lajmi.net.
“Këtu është Drenicë!”, shkroi ai.
“Mirëpritëm bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku në një takim shumë miqësor Vlora Çitaku si nënkryetare e parë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Abelard Tahiri, për të diskutuar shumë hapur rreth bashkëpunimit mes dy komunave tona, nëpërmjet projekteve që do të realizojmë gjatë mandateve tona, në shumë fusha në të mirë të qytetarëve tanë dhe zhvillimit të gjithmbarshëm.Këtu është Drenicë!”, ka shkruar Nura në rrjetin social “Facebook”.lajmi.net