Fjalë Kyçe

Pak ditë para takimit me Vuçiqin, Hoti pret përfaqësuesit e institucioneve për çështjet e të zhdukurve

Pak ditë para takimit me Vuçiqin, Hoti pret përfaqësuesit e institucioneve për çështjet e të zhdukurve

Disa ditë para takimit në Bruksel, që do të mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti takoi sot përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve.

Kjo u bë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit.

Në këtë takim, të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Grupin punues për çështjen e zhdukurve, Ibrahim Makolli, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi dhe përfaqësuesi i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të të pagjeturve, Ahmet Grajqevci.

Sipas njoftimit, përfaqësuesit e këtyre institucioneve e njoftuan kryeministrin Hoti për zhvillimet e deritanishme në procesin e gjatë e të vështirë të të pagjeturve, për sfidat aktuale në këtë proces dhe për synimet e mëtejme në përshpejtim dhe përfundim të procesit.

Ndryshe, Hoti pritet të takohet me palen serbe, konkretisht Aleksandar Vucic këtë të enjte në Bruksel, për të rifilluar dialogun.