Sonte në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”, ka ndodhur një vetaksident, ku të lënduara mbetën tri vajza.
Indeksonline ka arritur të siguroj një fotografi të tri vajzave që e kishin publikuar në Instagram, pak minuta para aksidentit.
Vajzat pas aksidentit u dërguan për tretman mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka dhënë detaje për Gazetën Online “Reporteri.net”, duke bërë të ditur që në aksident është e përfshirë vetëm një veturë.
Ai ka njoftuar se tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin.”, tha Krasniqi për Reporterin.