Fjalë Kyçe

Pak pasi emërohet Koordinator për Siguri Kibernetike, hakerët ia thyejnë llogarinë e Facebook, Zafir Berishës

Pak pasi emërohet Koordinator për Siguri Kibernetike, hakerët ia thyejnë llogarinë e Facebook, Zafir Berishës

Zafir Berisha është emëruar sot Koordinator për Siguri Kibernetike të Kosovës. Por vetëm disa orë më pas, llogaria personale e tij në Facebook është sulmuar nga hakerët.

“As 3-4 orë nga emerimi i Zafir Berisha u thye Facebooku i tuij hahahaha. N’dor t’kuejt ka met siguria kibernetike qe facebookin e vet sun e run. Me Respekte nga PRESHEVA!”, shkruhet në një postim nga llogaria e tij.

Në një status të mëvonshëm disa minuta më pas, nga llogaria e Berishës është shkruar se synimi i vetëm i këtij veprimi është që të gjithë ta shohin se “në dorë të kujt ka mbetur siguria kibernetike”.

Emërimi i Berishës si koordinator për Siguri Kibernetike ka nxitur debat në rrjetet sociale.