Fjalë Kyçe

Pallaska: Partia politike që pretendon 51% të votës dhe krejt pushtetin, drejt diktaturës frikësohet nga një njeri i vetëm

Pallaska: Partia politike që pretendon 51% të votës dhe krejt pushtetin, drejt diktaturës frikësohet nga një njeri i vetëm

Avokati i njohur Dastid Pallaska ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, që pretendon se në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i ketë 51% të votave dhe krejt pushtetin, frikësohet nga një njeri i vetëm që ka mendim të lirë.

Pallaska bëri të ditur se llogaria e tij në Facebook është shenjëstruar nga dega e kësaj partie politike në Indonezi, transmeton lajmi.net.Përmes profileve të falsifikuara, të njëjtit i janë shpërndarë reagime të shumta në një publikim të bërë më herët.

E pas kësaj, Pallaska tha se ata e paskan marrë mundin me e “përqesh”postimin e fundit për një ndër gënjeshtrat e shumta mbi të cilat është fryer fluska e kësaj partie politike.“Patetike”, e quajti ai gjithë këtë.

Postimi i plotë:

Një parti politike që pretendon 51% të votës dhe KREJT PUSHTETIN, DREJT DIKTATURËS, firkësohet nga një njeri i vetëm që ka mendim të lirë.Sapo e kuptova që llogaria ime në Facebook qenka shënjestruar nga dega e kësaj partie politike në Indonezi.E paskan marrë mundin me e “përqesh” postimin tim të fundit për një ndër gënjeshtrat e shumta mbi të cilat është fryer fluska e kësaj partie politike.PATETIKE!!!.