Fjalë Kyçe

Pallaska: Specialja po shkëputet nga Kosova, krijimi i saj është një skandal ndërkombëtar

Pallaska: Specialja po shkëputet nga Kosova, krijimi i saj është një skandal ndërkombëtar

Avokati Dastid Pallaska në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Gjykata Speciale po bëhet Gjykatë e Jashtëzakonshme dhe po shkëputet nga Kosova. Gjithashtu, Pallaska nuk hezitoi ta quaj Specialen një skandal ndërkombëtar që dukej si “gjykatore me yll”.

“Gjykata Speciale po bëhet Gjykatë e Jashtëzakonshme, po shkëputet nga Kosova”, është shprehur Pallaska në Pressing.

Tutje, Pallaska tha se Specialja ka qenë një skandal ndërkombëtar që po dukej si ‘gjykatore me ylli’.

“Gjykata Speciale ka me qenë SKANDAL NDËRKOMBËTAR. Po duket si gjykatorja me yll”, tha Pallaska.

Tutje, Pallaska thotë se mandati maksimal i kohëzgjatjes së këtyre institucioneve është pesë vjeçar.

“Sipas mendimit tim, mandati maksimal e kohëzgjatjes së këtyre institucioneve është pesë vjet”, është shprehur Pallaska.

“Gjykata Speciale kishte mandat 5-vjecar, tash është jashtë mandatit”, ka thënë Pallaska.

Megjithatë, ai beson se në kushtet aktuale Gjykatës Speciale duhet t’i vazhdohet mandati në Kuvend.

“Unë gjithashtu besoj se në kushtet aktuale, Kuvendi i Kosovës duhet t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës Speciale”, shtoi Pallaska.