Juristi, Kushtrim Palushi, ka treguar se si do të zhvillohet i gjithë procesi deri në shpalljen e rezultateve finale të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga ana e KQZ’së, raporton Gazeta Express.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se rezultatet finale mund të shpallen në fund të javës së ardhshme.
“Partitë politike dhe kandidatët kanë 24 orë kohë që të bëjnë ankesa në panelin për ankesa Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ky panel ka kohë 3 ditë për të nxjerrë vendimin. Pas vendimit, kandidatët dhe partitë kanë 24 orë kohë të ankohen në Gjykatë Supreme e cila ka kohë 3 ditë për të marrë një vendim. Nga dita e sotme janë rreth 8 ditë kur do të kemi vendime rreth ankesave. Nëse ankesat do të refuzohen, atëherë KQZ’ja mund t’i shpallë rezultatet finale. Nëse kemi ndonjë rinumërim, apo rivotim, rezultati zgjedhor nuk mund të certifikohet. Nëse nuk kemi këtë situatë procesi mund të mbyllet në fund të ardhshme apo në fillim pas javës së ardhshme”, ka thënë ai.
Pas shpalljes së rezultateve finale, Palushi ka thënë se institucioni i parë që duhet të konstituohet është Kuvendi i Kosovës.