Të shtënat masive që ndodhën në Teksas dhe Ohio gjatë javës së kaluar që kanë ndodhën brenda 24 orëve, ua kanë marrë jetën 30 personave.
Shtetet e Bashkuara janë në shok për shkak të këtyre tragjedive, kurse në rrjetet sociale mund të gjenden një numër i videove të filmuara nga vendet ku kanë ndodhur vrasjet, transmeton Telegrafi.
Një nga momentet më dramatike është filmuar pikërisht në El Paso të Teksasit, ku kanë ndodhur të shtënat e para. Sulmin në Wallmart në El Paso mediat amerikane raportojnë se e ka kryer Patrick Krusius, 21-vjeç. Ai kishte shëtitur nëpër një qendër tregtare, me ç’rast kishte filluar të shtie në drejtim të vizitorëve.
Videoja është shumë dramatike ku shihet se si një person qëndron i shtrirë nën tavolinë, derisa pak metra larg tij dëgjohen të shtënat. Ai mundohet të qëndroj sa më i qetë për të mos u vërejtur nga sulmuesi.
Edhe një video tjetër ka tërhequr vëmendjen e opinionit, ku shihet se si masa mundohet të evakuohet nga një dyqan brenda qendrës tregtare. Aty ishin futur forca të shumta të policisë për të ndihmuar civilët.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=41&v=HCgRUhr-J4I