Fjalë Kyçe

Pamje kur nxirret nga uji trupi i gjetur në aeroplanin e fundosur të Salas

Pamje kur nxirret nga uji trupi i gjetur në aeroplanin e fundosur të Salas

Janë publikuar pamje nga momenti kur është nxjerrë nga uji trupi i gjetur në rrënojën e aeroplanit të fundosur me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala.

Një trup është nxjerrë me sukses nga aeroplani i fundosur, i cili ishte rrëzuar në Kanalin Anglez përderisa me të po udhëtonte futbollisti i Cardiff Cityt, Emiliano Sala.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (DHAA) të Britanisë së Madhe e konfirmoi dje vonë se viktima, e cila nuk është identifikuar ende publikisht tani do të dorëzohet te autoritetet përgjegjëse, transmeton Gazeta Express.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson.

Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve. Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private.

DHAA kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey. Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja.

Megjithatë, për shkak të motit të keq, tentimet për ta nxjerrë edhe aeroplanin u ndaluan.

“Në kushte të vështira, DHAA dhe kontraktuesit specialistë arritën ta nxjerrin me sukses trupin i cili ishte parë më herët në këto rrënoja. Operacioni u krye me sa më shumë dinjitet që ishte e mundur dhe familjet i mbajtëm të informuar gjatë gjithë kohës”.

Sala kishte qenë duke udhëtuar në Cardiff pasi i kishte thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij në Nantes, pasi e kishte siguruar vetëm disa ditë më parë një transferim në klubin e Premierligës, Cardiff City.

https://twitter.com/search?q=place%3A0952b646d5570000