Fjalë Kyçe

Pamje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku mbeti i vdekur një person

Pamje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku mbeti i vdekur një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në vendin e quajtur Konjuh.

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime.

Në disa foto te siguruara nga Indekonline, shihet aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një kamionë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.